Kosova
Policia e Kosovës dhe policia gjermane konfiskojnë kokainë
Polica e Kosovës dhe policia gjermane konfiskojnë 2.5 kg kokainë, vetura, armë e fishekë
Është bërë e ditur se njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të me policinë gjermane, kanë realizuar një aksion, i cili ka rezultuar me konfiskimin e 2.5 kilogramë kokainë, dy vetura, tri armë, karikator dhe qindra fishekë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se mbeten të përkushtuar që të punojnë ngushtë me partnerët e Kosovës për të parandaluar dhe luftuar tregtinë e paligjshme të drogës.
“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Po ashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokainë, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete”, ka shkruar Sveçla, transmeton Klankosova.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













