Shkurt.ch
Polici i shan azilkërkuesit në facebook duke i quajtur “hajna”
Duke folur për gazetat e vendit, polici ka thënë se me këtë rast “nuk kam folur unë si polic por si banor i brengosur dhe baba i dy fëmijëve”.
Një polic nga Neuchateli ka sharë në facebook azilkërkuesit, duke i quajtur hajna. Këtë e ka bërë ai me rastin e hapjes së një qendre të re azili në Neuchatel. “Natyrisht, ne do të themi se nuk ka arsye për brengosje, policia do të sigurojë qetësinë dhe blablabla. Por unë jam kureshtar të shoh statistikat për vjedhje në Qendrën Tregtare të afërme”, shkruan 20minuten.ch.
Duke qenë se polici ka pozitë komanduese dhe veç kësaj është kryetar i sindikatës së policisë në regjion, shprehja e tij ka shkaktuar pakënaqësi dhe ka ngjallur dilema në Zvicër.
Duke folur për gazetat e vendit, polici ka thënë se me këtë rast “nuk kam folur unë si polic por si banor i brengosur dhe baba i dy fëmijëve”.
Shefi i departamentit të policisë në kanton e ka kritikuar policin e tij. “Facebook-u nuk është privat. ë këtë kuptim, edhe aty vlen për policin detyrimi i ruajtjes së fshehtësisë së punës. Polici nuk e ka shkelur ligjin por kjo sjellje është problematike. Kompetenca për më tutje i takojnë komandantit të tij policor”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi











