Jeta në Zvicër

Polici vret azilkërkuesin

Për të mbrojtur të pranishnmit, nga azilkërkuesi i armatosur me dy thika, njëri nga policët ka qëlluar me armë mbi sulmuesin, të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda

Në komunën Brissago të Kantonit të Tiçinos, afër kufirit me Italinë, një polic e ka vrarë një azilkërkues duke e qëlluar atë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhru rreth orës 2 të mesnatës së mbrëmshme, njofton srf.ch Personi i qëlluar ishte i armatosur me dy thika dhe ishte duke u përleshur me persona të tjerë.

Policia, pak para orës 2 ishte alarmuar për një përleshje në mes të disa personave, njofton Policia e Kantonit të Tiçinos dhe prokuroria e këtij kantoni. Policët pastaj përcjellin dy azilkërkues në ndërtesën ku kishte një situatë “ende të paqartë”, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë aty ka ardhur një azilkërkues i tretë i cili kishte dy thika në duar dhe ka sulmuar dy azilkërkuesit që po i shoqëronte policia. Për të mbrojtur të pranishnmit, njëri nga policët ka qëlluar me armë mbi sulmuesin, të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda, thuhet në njoftim.

Përkundër ndihmës së parë të ofruar nga policët dhe ekipi shpëtimtar që ka ardhur ndërkohë, azilkërkuesi ka vdekur në vendin e ngjarjes.