Kosova
Policia arreston një të dyshuar për sulmin fizik ndaj një mjeku të Klinikës Infektive
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht mjekun e Kliniken Infektive në QKUK, Nderim Hasani.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si rast i lëndimit të lehtë trupor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mjek në Klinikën Infektive. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I kontaktuar nga KOHA, mjeku i sulmuar nuk ka treguar për arsyet e incidentit që ndodhi brenda Klinikës Infektive.
“Rasti është procesuar në rrugë ligjore. Për informata të mëtejme ju lutemi referojuni njoftimeve nga ana e organeve të shtetit”, ka thënë ai.
KOHA ka tentuar ta kontaktojë edhe drejtorin e Infektives, Arben Vishaj, si dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, por nuk ka marrë përgjigje.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër?














