Bota
Policia daneze ua “grabit” refugjatëve paratë dhe stolitë
Këto ditë policia ka marrë për herë të parë një “taksë” të tillë, duke u konfiskuar pesë refugjatëve iranianë që donin të hynin ilegalisht në Danimarkë, 80.000 krona ose rreth 11.000 euro
Policia daneze ka filluar zbatimin e të ashtuquajturit “ligj për stolitë”, të miratuar në muajin shkurt të këtij viti, me të cilin parashihet që azilkërkuesve t`u konfiskohen paratë dhe stolitë.
Në rast se një refugjat posedon gjëra me vlerë prej më shumë se 10.000 kronash, (diçka më shumë se 1000 euro) ato mund t`i merren, shkruan spiegel.de.
Këto ditë policia ka marrë për herë të parë një “taksë” të tillë, duke u konfiskuar pesë refugjatëve iranianë që donin të hynin ilegalisht në Danimarkë, 80.000 krona ose rreth 11.000 euro, transmeton albinfo.ch.
Ky ligj, kur ishte miratuar, kishte shkaktuar kritika në botën e jashtme. Mediat amerikane shkruanin se Danimarka dëshiron t`ua marrë refugjatëve stolitë familjare. Ministrja e integrimit Inger Stojberg madje kishte kërkuar që atyre t`u merreshin edhe unazat e kurorëzimit, por në fund, gjësendet personale si unazat e përmendura qenë tërhequr nga lista e gjërave që u duheshin konfiskuar refugjatëve.
Në Zvicër, konfiskimi i pasurisë së refugjatëve është një praktikë që funksionon qëmoti, përcjell albinfo.ch portalin gjerman. Policët ose kufitarët u marrin drejtpërdrejt refugjatëve që kanë portofol me vete, siç është raportuar muaj më parë. Një refugjati sirian i ishin konfiskuar disa mijëra franga, siç kishte raportuar televizioni zviceran. Ndërsa shuma e lejuar, e cila nuk do t`u merret refugjatëve është 1000 franga.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











