Kosova
Policia dhe prokuroria deklarohen për vrasjen e 21 vjeçarit nga Gjilani
Vrasja e 21 vjeçarit nga fshati Bresalc i Komunës së Gjilanit, ka bërë që Policia e Kosoves dhe Prokuroria e Gjilanit të arrestojnë dy persona të dyshuar, ku njëri nga ta ka pranuar që ka kryer vrasjen.
Mbrëmjen e kaluar, 21 vjeçari me inicialet F. A është qëlluar me armë nga një person .
KALLXO.com ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Agron Uka i cili ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin dhe intervistimin e të dyshuarve.
“Nuk po mundemi ende me zbulu shkakun se pse ka ndodh. Deri më tani është arrestuar vëllau dhe i dyshuari kryesor Liridon Uruqi. Jemi duke e bërë kërkesën për caktim të paraburgimit të të dyshuarit. Mund të ju them se i dyshuari e ka pranuar veprën në tërësi”, tha Uka.
Sipas prokurorit Uka, policia dhe prokuroria kanë vepruar menjëherë dhe nuk kanë lënë që dëshmitarët të bashkëveprojnë për të ndryshuar rrethanat e ngjarjes.
“Dëshmitari ka thënë se e gjitha ka ndodh aksidentalisht por ne duhet të analizojmë situatën, se pse i dyshuari ka pasur armë me vetë si ka ardhur rasti deri te shkrepja e armës”, tha Uka më tutje për KALLXO.com.
Tutje, prokurori Uka ka treguar për KALLXO.com se të dyshuarit gjithësej sa ishin 3 njëri nga ta ishte arrestuar në fillim ndërsa të tjerët kanë tentuar ta inskenojnë ngjarjes, kinse 21 vjeçari ka bërë vetëvrasje.
“Po në fillim kanë tentuar që ta inskenojnë ngjarjen por fati ynë dhe shpejtësia e policisë dhe prokurorisë, kemi arrit që mos me i lanë me bashkëpunu. Arma është shkrepur prej 3-4 metra, dhe është qëlluar në zemër, viktima ka shkuar në spital pa shenja jete”, tha Uka.
I dyshuari e ka qëlluar 21 vjeçarin me revole të tipit TT 7.62mm
Prokurori Uka tregoi edhe se Liridon Uruqi i dyshuari ka një dosje të gjerë kriminale.
“Liridon Uruqi ka dosje kriminale, për vrasje në tentative është i dënuar me dy vjet efektiv, ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar. Ka një të kaluar shumë të gjerë kriminale i dyshuari”, tha Uka.
Edhe policia ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa i dyshuari kryesor ishte në arrati.
Mëngjesin e sotëm policia ka arritur të arrestoj edhe të dyshuarin kryesor i cili kishte kryer veprën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident I riu shqiptar vdes në aksident rrugor gjatë udhëtimit drejt Francës... -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë -
Amerikë
Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër















