Kosova
Policia e Kosovës përgënjeshtron raportimet se forcat serbe kanë hyrë në Kosovë
“Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare, vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit transkufitar"
Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e sotme në media se forcat serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, përkatësisht se janë parë në Bervenik të Podujevës, teksa ka njoftuar se KFOR-i dhe autoritetet policore serbe kanë realizuar patrullim të përbashkët në zonën kufitare, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se pas raportimeve janë ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion.
“Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion”, ka thënë ai për Telegrafin.
Ndër të tjera, ai ka njoftuar se bazuar në informacionet zyrtare, bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta që KFOR-i me kontingjente të caktuara, realizon me autoritetet policore serbe, ashtu siç realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare, vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit transkufitar”, ka shtuar Kelani.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud












