Kosova
Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës e dinë vrasësin e Ivanoviqit?
Vrasja më enigmatike e viteve të fundit, ajo e Oliver Ivanoviqit, ka mundësi që do të zbardhet shpejt, thonë mediat në Prishtinë
Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë informata të hollësishme se kush e ka vrarë dhe cili ishte qëllimi i vrasjes së ish-liderit serb të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Kështu deklarojnë sonte mediat në Prishtinë duke u thirrur në burimet e tyre brenda këtyre institucioneve.
Sipas Gazetës Express, vrasja më enigmatike e viteve të fundit, ajo e Oliver Ivanoviqit, ka mundësi që do të zbardhet shpejt. Institucionet e sigurisë së Kosovës, thuhet se kanë informata të mjaftueshme për rastin e vrasjes së politikanit serb në Veri të Kosovës.
“Edhe AKI, por edhe Policia e Kosovës, kanë informata për dorasin dhe për motivet e vrasjes së OIiver Ivanoviait. Ndoshta edhe më tutje këto informata nuk janë ato të duhurat, sa për të kryer arrestimin, mirëpo pista ekziston. Ekziston rreziku që nëse arrestimet do të kryheshin tash, do të mund të dëmtoheshin hetimet e mëvonshme”, ka thënë një burim i mirinformuar.
“Për këtë gjë, këto institucione, pra këto të sigurisë, i kanë informuar edhe udhëheqësit politikë, sipas të gjitha gjasave edhe në Kosovë, por edhe në Serbi”, ka thënë ky burim.
Oliver Ivanoviq u vra me datë 16 të muajit të kaluar para zyrës së partisë së tij politike. Ai, dy tri ditë para se të vritej, në një intervistë kishte deklaruar se ndjehet i rrezikuar nga serbët. Mediat në Serbi kanë raportuar se pak ditë para se të vritej Ivanoviqi i kishte nisur një mesazh telefonik Presidentit serb Aleksander Vuçiq, por që nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










