Kosova
Policia e Kosovës dhe autoritetet zvicerane realizojnë operacion policor
Policia e Kosovës dhe autoritetet zviceranë janë duke bashkëpunuar për të lokalizuar personat që kanë kryer vepra penale në Zvicër.
Gjatë së martës, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me prezencën edhe të autoriteteve zvicerane, sot kanë realizuar një operacion policor për zbatimin e urdhrit të Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special. Gjatë operacionit policor, janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Kosovë. Urdhri për kontroll është lëshuar bazuar në kërkesën përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare të autoriteteve zvicerane”, thuhet në njoftim përcjell albinfo.ch.
Rasti ka të bëjë me veprën penale të mashtrimit.
“Rasti ka të bëjë me disa të pandehur ndaj të cilëve autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar procedurë penale me dyshimin se të pandehurit kanë kryer apo janë të përfshirë në vepra penale të mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike, ku të dëmtuarit janë personat që jetojnë në Zvicër”, njoftohet nga Policia, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante, rasti është ende në proces hetimor dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve do të vazhdojë për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









