Kosova
Policia e Kosovës fillon patrullimin me dron
Në bazë të ligji për rregullat e trafikut, gjoba për tejkalim në vijë të plotë fillon nga 100 deri në 300 euro, ndalim të patentë shoferit për 3 deri në 6 muaj dhe dy pikë negative
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ka filluar patrullimin me dron.
Përmes patrullimit me dron, ky njësit do të identifikojë shkelësit e rregullave të komunikacionit.
Sipas rreshterit, Arsim Gollubovci patrullimi me dron ka filluar më qëllim të parandalimit të aksidenteve.
“Patrullimin kemi filluar sot me qëllim të parandalimit të aksidenteve. Ne e kemi parë të arsyeshme që përveç planeve të tjera që kemi të fillojmë edhe patrullimin me dron për parandalimin e kundërvajtësve të cilët shkelin rregullat e komunikacionit”, është shprehur Gollobovci për Kallxo.com.
Ai shtoi se për kundërvajtësit të cilët shkelin rregullat e komunikacionit do të ketë zero tolerancë, përcjell albinfo.ch.
Gollubovci tha se patrullimin me dron fillimisht e kanë filluar në qendër të qytetit duke kontrolluar kundërvajtësit të cilët kalojnë në dritën e kuqe të semaforit, duke vazhduar patrullimin për kontrollimin e kundërvajtësve të cilët bëjnë tejkalim në vijë të plotë.
“Tani varësisht nga situata se ku ka kundërvajtje do të vazhdojmë të patrullojmë. Do të vazhdojmë të patrullojmë me ritëm të shtuar dhe do të angazhojmë njësi sa është e nevojshme që patrullimi të jetë sa më efektiv”, tha Gollobovci.
Në bazë të ligji për rregullat e trafikut, gjoba për tejkalim në vijë të plotë fillon nga 100 deri në 300 euro, ndalim të patentë shoferit për 3 deri në 6 muaj dhe dy pikë negative, shkruan tutje kallxo.com.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë ka njoftuar se patrullimi me dron do të vazhdojë varësisht se sa do të jetë efektiv patrullimi.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë Këshilli ekzekutiv i kantonit të Bernës është i përgatitur të përmendë në mënyrë të qartë feminicidin... -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore














