Lajme
Policia e Kosovës patrullon edhe në Shqipëri
Deri më 30 gusht nëpër rrugët e Shqipërisë do të patrullojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe ata të Shqipërisë kanë nënshkruar të dielën në Morinë të Prizrenit, një marrëveshje bashkëpunimi, me të cilin parashikohet që policia kosovare gjatë sezonit të verës të patrulloj bashkë me policinë shqiptare edhe në Shqipëri me qëllim që të zvogëlojë numrin e aksidenteve.
Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Hysni Burgaj. Patrullimet e përbashkëta parashikohen të zgjasin gjatë sezonit të verës, kur fluksi i kosovarëve për pushime në Shqipëri është shumë i madh.
“Praktika e dy viteve të mëhershme ka treguar rezultate të mira në ofrimin e sigurisë së qytetarëve dhe mund t’u them se të gjithë parametrat në periudhën kohore tregojnë se ka pasur rënie të fatkeqësive të qarkullimit rrugor”, ka thënë Sheremet Ahmeti, drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës.
Përmes patrullimeve të përbashkëta, siç ka thënë Ahmeti, nga zyrtarët policorë të Republikës së Kosovës dhe të policisë së Republikës së Shqipërisë, marrëveshja do të realizohet në territorin shqiptar gjatë sezonit turistik veror deri më 30 gusht, raporton REL.
Edhe drejtori i komunikacionit rrugor nga Policia e shtetit shqiptar, Vullnet Topalli ka pohuar se kjo marrëveshje ka si synim kryesor parandalimin e aksidenteve.
“Patrullimi në bashkëpunim të këtyre dy policive, do të jetë në gjithë territorin e vendit, por kryesisht do të jetë në zonat ku fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës vizitojnë shtetin shqiptar në sezonin turistik veror”, ka pohuar Topalli raporton REL.
Që nga ndërtimi i autostradës Tiranë-Morinë, numri i aksidenteve në territorin e Shqipërisë është zvogëluar dukshëm, megjithatë kalimi i shpejtësisë së lejuar në autostradë, sipas policisë shqiptare, ka qenë evident, sidomos nga qytetarët e Kosovës. Për këta të fundit ka qenë një vendim “intern” i Tiranës zyrtare, që të mos dënohen për kundërvajtje.
Prandaj marrëveshja e të dielës ndërmjet dy policive, të drejtën e kundërvajtjeve ia jep policisë rrugore të Kosovës, e cila do të jetë shumë efikase nëpër rrugët e Shqipërisë e veçanërisht në “Rrugën e Kombit”.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës











