Kosova
Policia gjermane ndalon 25 shqiptarë në autobus: Ishin me leje të skaduar
Nga kontrollimi i bërë doli se gjithsej 22 shtetas të Shqipërisë dhe 3 të Kosovës në disa raste kishin tejkaluar ndjeshëm të drejtën për të qëndruar për 90 ditë në Gjermani
Gjatë kontrollimit të një autobusi të relacioneve të gjata në Ruhstorf an der Rott, u zbulua se 25 persona kishin shkelur ligjin mbi të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Disa prej tyre kishin tejkaluar ndjeshëm të drejtën afatshkurtër për të qëndruar për 90 ditë në këtë shtet, shkruan pnp.de.
Pasditen e djeshme, një autobus përplot me shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës ishte duke udhëtuar përmes Austrisë në vendet përkatëse: Kosovë dhe Shqipëri, transmeton albinfo.ch. Por autoritetet kufitare austriake në GÜG Suben ia kanë refuzuar hyrjen sepse janë gjetur parregullsi tek shumë pasagjerë në lidhje me ligjin e qëndrimit.
Pas refuzimit, autobusi u kontrollua në pikën e kontrollit kufitar të Policisë Federale, në Gjermani, të vendosur në parkingun automobilistik Rottal-Ost, përcjell albinfo.ch. Nga kontrollimi i bërë doli se gjithsej 22 shtetas të Shqipërisë dhe 3 të Kosovës në disa raste kishin tejkaluar ndjeshëm të drejtën për të qëndruar për 90 ditë në Gjermani. Si rezultat, janë iniciuar hetimet penale ndaj tyre.
Përpunimi i mëtutjeshëm i rastit është kryer nga inspektorati i policisë kufitare në Passau për arsye të kompetencës. Të akuzuarit janë të lirë pas përfundimit të masave të nevojshme. Ata janë urdhëruar të dëshmojnë me shkrim largimin e tyre nga zona e Shengenit.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













