Lajme
Policia largon me dhunë ambientalistët e barrikaduar në çimentoren “Holcim”
Sipas një deklarate nga autoritetet kantonale, 150 aktivistë janë përzënë nga vendi i grumbullimit në orën 10.15 të mëngjesit dhe 34 janë arrestuar përkohësisht
Për muaj me radhë, aktivistët ambientalistë kanë mbajtur të pushtuar kodrën Mormont në komunën Eclépens të kantonit Vaud. Ata donin që në këtë mënyrë të parandalonin zgjerimin e gurores.
Policia ka ndërhyrë për të bërë lirimin e vendit herët në mëngjes, të martën, shkruajnë të gjitha mediat zvicerane, të cilat e kanë ndjekur ngjarjen nga minuta në minutë, drejtpërdrejt.
Gurorja “La Birette”, 20 kilometra në veri të Lozanës është përpunuesja më e vjetër e çimentos në Zvicrën frankofone., transmeton albinfo.ch. Guri gëlqeror është nxjerrë këtu prej gati 70 vitesh.
Barrikadimi ka nisur në tetorin e kaluar
Në vitin 2016, operatori i madh i çimentos “Holcim”, ka marrë miratimin nga kantoni Vaud për të zgjeruar guroren – duke përfshirë brenda gurores edhe fshatin Mormont në afërsi.
Aktivistët e mjedisit kanë pushtuar vendin në tetorin e kaluar. Ata po luftojnë kështu kundër shkatërrimit të ekosistemit. Pasi është miratuar një ankesë e bërë nga Holcim për shkelje rendi, policia ka filluar evakuimin e vendit herët në mëngjes të martën.
Sipas një deklarate nga autoritetet kantonale, 150 aktivistë ishin përzënë nga vendi i grumbullimit në orën 10.15 të mëngjesit dhe 34 ishin arrestuar përkohësisht.
Aktivistët për mbrojtje të klimës tregojnë solidaritet
Grupe të ndryshme janë solidarizuar me ambientalistët që po mbanin të pushtuar këtë lokalitet.
1500 njerëz kanë shprehur solidaritetin e tyre në një demonstratë në Lozanë të mbajtur të premten e kaluar, përcjell albinfo.ch. “Holcim është emetuesi më i madh i CO2 në Zvicër,” thuhet në një deklaratë të bërë nga Climate Strike Switzerland të martën.
“Zgjerimi i gropës së gurit jo vetëm që do të shkaktojë emisione të mëtejshme të CO2, por do të shkatërrojë në mënyrë specifike edhe biodiversitetin e rrallë të Mormont.”
Evakuimit gjithashtu i ka paraprirë edhe një ankesë e bërë nga banorët dhe organizatat mjedisore kundër zgjerimit të gurores. Ankesa në fjalë ka dështuar para gjykatës kantonale dhe është dërguar në Gjykatën Federale. Vendimi është ende në pritje.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












