Bota
Policia identifikon të dyshuarin e sulmit terrorist në Londër
Autoritet britanike kanë njoftuar se është arrestuar i dyshuari për sulmin terrorist jashtë Parlamentit Britanik.
Personi i arrestuar nën dyshimet për kryerje të sulmit terrorist, jashtë Parlamentit Britanik në Londër është identifikuar si Salih Khater, me shtetësi britanike dhe origjinë nga Sudani, transmeton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Policia beson se vetura është drejtuar me qëllim drejt këmbësorëve dhe çiklistëve, duke plagosur tre persona para se të përplasej jashtë ndalesave të Parlamentit në mëngjesin e së martës.
Ngasësi 29 vjeçar, është arrestuar në skenë të sulmit derisa zyrtarët janë duke kërkuar në tri lokacione në qendër të Anglisë, në kuadër të hetimeve të tyre për incidentin, transmeton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Një burim i ka thënë Reutersit se, Khater është nga Birmingemi, dhe se zyrtarët e sigurisë nuk kanë pasur informata për të më herët.
Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.
Vetëm pak minuta pasi sulmit, njësia e kundër-terrorizmit në Britani ka njoftuar se akti është duke u trajtuar si “sulm terrorist”.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













