Kosova
Policia jep detaje rreth arrestimit të zyrtarëve policorë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e tre personave të dyshuar për marrje ryshfeti, ku njëri ndër policët ishte kryeinspektor, ndërsa tjetri ishte zyrtar policor.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kishte filluar hetimet në tetor të vitit 2019, ndërsa operacioni u krye sot me sukses në Prishtinë dhe Kaçanik, ku u arrestuan dy zyrtarë policorë dhe një qytetar.
“Më 6 shkurt 2020 Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve të filluara që nga muaji tetor i vitit 2019, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka realizuar një operacion policor në Prishtinë dhe në Kaçanik, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, personat e dyshuar janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘ushtrim i ndikimit’, duke përvetësuar para të gatshme në vlera të ndryshme.
“Lidhur me rastin janë arrestuar: A. M. m/sh/k kryeinspektor në ARC – MPB, S. Xh. m/sh/k zyrtar policor në DHKEK, L. B. m/sh/k qytetar nga Kaçaniku. Policia e Kosovës lidhur me këtë operacion policor, bazuar në autorizimin e prokurorisë kompetente, më 5 shkurt 2020 ka njoftuar dhe ka ftuar Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë policorë.
Vlen të potencohet se njëri nga zyrtarët policorë (L. M.) i arrestuar mbrëmë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka qenë i dyshuar edhe në rastin të cilin Policia e Kosovës e ka realizuar sot, përderisa zyrtari tjetër (L. O.) po ashtu i arrestuar mbrëmë nga IPK ka qenë i dyshuar për shkelje administrative si dhe nën masën e planifikuar për suspendim”, thuhet tutje në njoftim.
“Gjatë këtij operacioni policor të realizuar sot janë kryer kontrolle dhe bastisje në lokacionet e punës së personave të dyshuar, si dhe në lokacionet e banimit të tyre ku janë konfiskuar prova materiale si dëshmi për rastin”, thuhet në njoftim.
Me aktvendim mbi ndalim nga ana e Prokurorisë Themelore të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie













