Lajme
Policia ndalon tetë shqiptarë pa letra qëndrimi dhe pune në Gjermani
Siç është parë nga policët gjatë kontrollimit, ata nuk kishin lejet e qëndrimit në Gjermani, të cilat mundësojnë punësimin atje
Të Dielën, më 19 Shtator, Policia Federale e Gjermanisë gjatë kontrolleve kufitare në autostradën A8 në Walserberg ka arrestuar në një autobus shqiptar tetë shtetas të Shqipërisë.
Nga aty, ajo i ka kthyer ata përsëri atje nga kishin ardhur, në Austri, shkruan traunsteiner-tagblatt.de.
Personat e kapur donin të punonin në një kantier ndërtimi, pa pasur letrat e nevojshme të punës
Tetë burra midis moshës 21 dhe 55 vjeç u kanë treguar zyrtarëve pasaportat e tyre shqiptare dhe certifikatat e punëdhënësit nga një kompani ndërtimi gjermane, transmeton albinfo.ch.
Por, siç është parë nga policët, ata nuk kishin lejet e qëndrimit në Gjermani, të cilat mundësojnë punësimin atje.
Policët gjithashtu kanë zbuluar edhe disa mospërputhje në certifikatat e punëdhënësit të tetë personave të kapur kështu që kanë kontaktuar edhe atë përcjell albinfo.ch. Me këtë rast doli se certifikatat e paraqitura ishin të falsifikuara.
Policia Federale në Freilassing ka raportuar tetë shqiptarët për falsifikim dhe tentim hyrjeje të paautorizuar në Gjermani. Kështu, i ka detyruar ata që të ktheheshin përsëri në Austri.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












