Shqipëria
Policia në kërkim të çiftit belg që humbi në Himarë
Policia shqiptare është vënë në kërkim të një çifti turistësh nga Belgjika, që ka humbur gjurmët prej mbrëmjes së të enjtes në zonën malore përreth Bashkisë së Himarës.
Çifti me moshë rreth 55 vjeç kanë dalë për shëtitje alpinizëm, por më pas ka humbur kontaktet, raportojnë mediat shqiptare.
Kërkimet kanë vazhduar përgjatë të gjithë natës nga efektivë të policisë së Himarës, ndërsa edhe në këto çaste po kërkohet në malet e fshatit Vranisht, ku dyshohet se mund të kenë qëndruar, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu e ditur bëhet se ata nuk kanë lënë pas ndonjë gjurmë dhe shenjë duke e bërë shumë të vështirë gjetjen e tyre.
Në ndihmë janë vendosur edhe banorët e zonave, pasi së fundmi turistët u shikuan duke shëtitur në fshatin Ilias. Zona e Llogarasë dhe e Dhërmiut janë të mbushura me pamje dhe vende atraktive për tu vizituar , gjë e cila mund të ketë bërë që turistët të shkonin në një destinacion por të mos e gjenin më rrugën e kthimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













