Shqipëria

Dy francezë janë vënë në prangat e policisë shqiptare

Arrestohen dy francezë në Shqipëri në mëngjesin e sotëm.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar në mengjesin e sotëm dy shtetas francezë.
Sipas policisë ata janë ndaluar me qëllim ekstradimin drejt Francës.
Te arrestuar janë shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe u arrestua në Tiranë, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi: Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez, përcjell albinfo.ch