Shqipëria
Policia në Shqipëri ua ndalon hyrjen 100 grekëve
Policia shqiptare u ndaloi hyrjen e afro 100 grekëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë për të marrë pjesë në një ceremoni mortore dhe arrestoi ne flagrancë një polic grek për armëmbajtje pa leje që po udhëtonte drejt ceremonisë.
Masat e shtuara të sigurisë u ndërmorën pas paralajmërimit për mbajtjen e ceremonisë mortore par Konstandinos Kacifas, qytetar shqiptaro-grek të vrarë muajin e kaluar nga policia shqiptar,e pas kanosjes me armë zjarri në një përplasje me policinë dhe protestës së pjesëtarëve të lëvizjeve nacionaliste shqiptare në Gjirokastër qe protestuan kundër mbajtjes së ceremonisë mortore, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Vrasja e Kacifas nxiti tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë zyrtare dhe shkaktoi shqetësime në jug të Shqipërisë mes shqiptarëve dhe minoritetit grek që jeton aty.
Në një kumtesë, policia njoftoi që ka sekuestruar një pistoletë dhe 6 fishekë nga i arrestuari që po shkonte në fshatin Bularat ku do të mbahej ceremonia mortore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












