Kosova
Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Dje, Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë sulmuar në Miokovicë të Leposaviqit, derisa po kryenin patrullime të përbashkëta, përcjell albinfo.ch.
Policia në raportin e saj ditor njofton se sulmi ka ndodhur në orën 04:05, gjersa jep detaje se çfarë është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në raport.
Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura, e cila është përdorur për bllokim të rrugës.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjtit, ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë.
I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












