Lajme
Ofrohen 10.000 franga për informacione rreth vrasjes së shqiptarit në vitin 1999
Më shumë se 20 vjet më parë, një 20-vjeçar u qëllua me armë zjarri në Schlieren (ZH) dhe shoqëruesi i tij u plagos rëndë. Policia Kantonale po rifillon hetimet
Më 3 nëntor të vitit 1999 në Schlieren, Kantoni i Cyrihut, një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ishte qëlluar për vdekje. Shoqëruesi i tij 22-vjeçar i kishte mbijetuar sulmit, i plagosur, transmeton albinfo.ch. Gjatë hetimeve që pasuan, një 18-vjeçar shqiptar ishte dyshuar se ka kryer krimin, por çështja ishte mbyllur në vitin 2003 për shkak të provave të pamjaftueshme.
Rreth 20 vjet më vonë autoritetet po bëjnë një përpjekje për inicimin e sërishëm të procedurës, shkruan Limmattaler Zeitung.
Policia Kantonale e Cyrihut po rifillon tani hetimet me një qasje të re, duke ofruar një shpërblim prej 10,000 frangash, ka njoftuar ajo të enjten. Një arsye për këtë hap mund të jetë fakti se, me përjashtim të vrasjes, të gjitha krimet e tjera të kryera në ambientin e të dyshuarit dhe viktimës janë tashmë të parashkruara (nuk ndiqen për shkak të vjetrimit).
Hetuesit supozojnë se personat e përfshirë në këtë krim dhe të intervistuar fshehin qëllimisht informacionet për autorët dhe motivin e tyre, për të mos u inkriminuar vetë, përcjell albinfo.ch. Kjo tani mund të ndryshojë, nisur nga shkaku i vjetërimit të lëndës sa u përket krimeve të tjera, shpreson Policia Kantonale e Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












