Lajme
Politikanët, mesazhe urimi për Kelmendin
Ndër të parët që reagoi ishte kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. “Majlinda Kelmendi ngriti lartë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në Rusi, duke i dhënë vendit tonë një sukses të jashtëzakonshëm..."
Politikanët kosovarë kanë uruar Majlinda Kelmendin për medaljen e fituar në Rusi. Ata kanë uruar në mënyra të ndryshme, derisa të gjithë janë shprehur krenarë, shkruan albinfo.ch.
Ndër të parët që reagoi ishte kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. “Majlinda Kelmendi ngriti lartë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në Rusi, duke i dhënë vendit tonë një sukses të jashtëzakonshëm. Sot Majlinda u shpall Kampion i Evropës duke fituar medalje të artë, në Kazan të Rusisë dhe Nora Gjakova fitoi medalje të bronztë, kurse mbrëmë Sigal Prishtina u bë Kampion i Ballkanit në Basketboll. Me këtë ritëm të sukseseve në sport dhe lëmenjtë tjerë të jetës, ky vit mund të hyjë në histori për rezultate kulmore”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.
I lumtur dukej edhe presidenti Hashim Thaçi. “Majlinda e fitoi të artën edhe në Evropianin e xhudos në Kazan. Urime edhe Norës për suksesin. Shenja premtuese në prag të debutimit të shtetit tonë në Lojërat Olimpike në Rio”, ka thënë Thaçi.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur gëzimin e saj për suksesin e Majlinda Kelmendit në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Rusi. “Majlinda!! Si secilën herë tjetër, edhe sot na bëre krenarë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













