Kosova
Politikani austriak: Vuçiç po planifikon luftë në Ballkan
Politikani austriak Gunther Fehlinger bëri disa deklarata të fota në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan, përcjell albinfo.ch.
Nga Prishtina, ku mori pjesë në ceremoninë për përkujtimin e masakrës së Krushës, Fehlinger tha për Euronews Albania se Vuçiç po planifikon luftë në Bosnjë dhe veriun e Kosovës.
Politikani austriak i bëri apel NATO-s që të jetë e përgatitur për t’iu kundërpërgjigjur përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit të presidentit serb.
“25-vite më parë ndodhi masakra e Krushës dhe sot ata janë të gatshëm t’i përsërisin ato veprime. Ata nuk kërkojnë falje por janë gati t’i përsërisin, kjo është politika e Vuçiç dhe Daçiç.
Mua më vjen shumë keq për njerëzit në Krushë të Madhe dhe ceremonia e djeshme ishte një përkujtim i gjenocidit serb.
Serbia me Rusinë po përpiqen të rishkruajnë historinë, ta ndryshojnë atë. Personalisht mbeta i kënaqur që përpjekja e Rusisë dhe Serbisë dështoi të diskutohej në Këshillin e Sigurimit.
Vuçiç po planifikon një luftë në Bosnjë dhe në veri të Kosovës është e nevojshme që autoritetet e NATO-s të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur.
Ky është momenti që Vuçiç ka kërkuar. Ai është gati të nisë një luftë dhe po pret momentin e duhur kur të godasë. Kjo është shumë e rrezikshme për të gjithë ne”, tha Fehlinger në Euronews Albania.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












