Shkurt.ch
Politikani belg kërkon “një shqiptar për të vrarë pedofilen Michel Martin”!
Verstrepen: “Pa shaka, ne mund ta gjejmë një shqiptar dhe ta paguajmë atë për ta hequr qafe Michelle Martin"
Lirimi nga burgu i Michelle Martin, gruas së dënuar me 16 vjet burg si bashkëfajtore e Marc Durtroux në krimin e rëndë të pedofilisë, ka ngjallur reagime të bujshme në opinionin belg. Ajo është liruar 14 vite para se ta kryente dënimin e plotë që i ishte shqiptuar, 30 vjet burg.
Shumica e dënojnë këtë lirim të parakohshëm, duke pasur parasysh se rasti Dutroux ka qenë ndër krimet më të rënda që kishte ndodhur në Belgjikë. Pedofili Dutroux kishte abuzuar seksualisht 6 vajza në moshat 8 deri 19 vjeçare, 4 nga të cilat kishin vdekur nën dhunën e tij dhe të bashkëshortes së tij Michelle Martin.
Ndër reagimet e ndryshme lidhur me lirimin e Martin, ka bërë bujë një prononcim i politikanit të djathtë flaman Jurgen Verstrepen për paskrupullsinë e tij. “Pa shaka, nëse i mbledhim bashkë të gjitha reagimet, ne mund ta gjejmë një shqiptar dhe ta paguajmë atë për ta hequr qafe Michelle Martin (…) Kandidatë?”.
Këtë konstatim dhe këtë pyetje e ka bërë Verstrepen në twitter dhe në facebook. Më vonë ai i ka shtuar kësaj edhe fjalinë në vijim: “Po ta mendosh më hollë, shqiptarët janë bërë tepër të shtrenjtë – një i droguar do ta bënte këtë (vrasjen) për më pak para”.
Politikanë të ndryshëm të partive tjera e kanë gjykuar komentin e kolegut të tyre si të papranueshëm dhe të papërgjegjshëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












