Integrimi
Politikani zviceran, kallëzim penal ndaj reperit shqiptar
Reperi Ensy Abazi akuzohet nga politikani se në një tekst të publikuar e ka krahasuar atë me Hitlerin dhe e ka sharë atë me fjalë të fyese
Deputeti në Parlamentin Nacional dhe politikani i njohur nga partia SVP Lucas Reimann ka ngritur kallëzim penal ndaj reperit shqiptar që jeton në Zvicër, Ensy Abazi. I njohur si njëri ndër bartësit e platformës “Uslendeproduction” Ensy akuzohet nga politikani se në një tekst të postuar e ka krahasuar atë me Hitlerin dhe e ka sharë me fjalë të ndyta si “Arschloch” (diçka si “trap”).
Ndërsa vetë Ency thotë se i ka shkruar në Twitter Reimanit ku i ka kërkuar të tregojë përse është kundër shamive të grave dhe burkave. “Por ai nuk më është përgjigjur”. Pastaj Ensy ka shkruar një postim në facebook ku sërish i kërkon sqarime politikanit. Kësaj here përgjigja i erdhi shpejtë: “Reimann më shkroi se unë nuk kam idenë se çfarë është politika”, thotë Ensy për tillate.com.
Kjo pastaj e ka zemëruar shqiptarin dhe ai e ka bërë atë që e ka bërë. Por, fakti se do të përballet në gjyq me një politikan, atij nuk i bën shumë përshtypje. “Reimann njëherë ndërsen kundër të huajve e pastaj vrapon në polici për të denoncuar. Unë, sidoqoftë, nuk do të dorëzohem”, thotë reperi, i cili ende nuk e kupton përse Reimann nuk bën dialog me të.
Por, deputeti nga SVP e sheh ndryshe gjithë këtë. “Pasi që ai më ka krahasuar me Hitlerin dhe më ka sharë “trap”, unë nuk kam vullnet të flas me Ensyn. Në këtë nivel unë nuk dua të komunikoj”.
Ndërkaq Ensy e kundërshton ta ketë krahasuar politikanin e djathtë me Hitlerin. “Reimanin nuk e kam krahasuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me Hitlerin. Unë isha në Will, qytetin ku jeton Reimann. Aty pashë shumë të huaj dhe e pyeta veten, përse ai jeton në atë qytet. Hitleri, fundja, nuk do të dëshironte të jetonte në Izrael, në rast se ende do të ishte gjallë…”, arsyeton Ensy Abazi.
Ai pranon se e ka sharë me fjalën “Arschloch” politikanin. “E qartë, kjo nuk ka qenë në rregull, por nuk dua t`i kërkoj falje, unë e përjetoj çdo ditë se si SVP ua vështirësoj jetën të huajve. Unë nuk do të hesht më”, ka thënë Ensy.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













