Lajme
Poloni: 15 ministra në karantinë
15 ministra të qeverisë polake janë në karantinë, pas njoftimit se ministri 29-vjeçar i Mjedisit, Michal Wos, rezultoi pozitiv për koronavirus, ka thënë shefi i shtabit të kryeministrit, Michal Dworczyk.
Wos njoftoi se doli pozitiv me virusin të hënën në mbrëmje. Ai tha se ndihej mirë. Takimi i fundit i qeverisë u mbajt më 10 mars.
Sipas Dworczyk, nëntë nga 24 ministrat munguan në atë takim, përfshirë kryeministrin Mateusz Morawiecki dhe ministrin e Shëndetësisë, Lukasz Szumowski, raporton BBC.
Ministrat e mbetur u testuan të hënën në mbrëmje dhe janë në karantinë në pritje të rezultateve që duhet të dihen më vonë sot.
Në Poloni janë 177 raste të konfirmuara, me katër vdekje, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












