Lajme
Poloni: “Shqipëria, destinacioni i ardhshëm për turizëm, tregti dhe investime”
Është bërë e ditur se diplomacia ekonomike bëri bashkë ekspertë shqiptarë dhe polakë për të diskutuar në Konferencën “Shqipëria destinacioni i ardhshëm për turizëm, tregti dhe investime”, të organizuar nga Ambasada e RSH në Varshavë dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Polonisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Polonisë dhe me të ftuar nderi Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të RSH-së, Blendi Klosi.
Konferenca u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës dhe Shkencës në Varshavë, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “TT Warsaw 2019”, ku ishin prezentë më shumë se 60 kompani tur-operatorë dhe sipërmarrës polakë si dhe tur-operatorë, prodhues dhe përfaqësues të kompanive nga Shqipëria. Konferenca u moderua nga Ambasador Jerzy Drożdż, Drejtor për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Dhomën e Tregtisë së Polonisë.
Ambasadorja Shpresa Kureta hapi punimet e konferencës me një fjalë përshëndetëse, dhe njoftoi lajmin e fillimit të fluturimeve direkte Varshavë-Tiranë të Kompanisë polake LOT, pranverën e ardhshme, për të vijuar më tej me punimet e konferencës në tri panele:
Panelin mbi turizmin, me panelistë kryesorë Ministrin Klosi dhe Presidentin e Dhomës së Turizmit të Polonisë, Paweł Niewiadomski.
Panelin mbi tregtinë me panelistë kryesorë Enea Hoti, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë; Artur Dąbkowski, Zv.Drejtor i Departamentit për Tregtinë Ndërkombëtare në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Katarzyna Kwiecień, Drejtoreshë e Departamentit të Mbështetjes së Eksportit, pranë Agjencisë Kombëtare për Mbështetjen e Bujqësisë të Polonisë.
Panelin mbi investimet me panelistë kryesorë, Dorina Patuzi, Drejtuese e Departamentit After Care në Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA); Robert Kasprzak, Drejtori i Menaxhimit të Produkteve në Bankën Kombëtare të Investimeve të Polonisë dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Lodz, Paweł Michalak.
Fokusi i këtij aktiviteti ishtë prezantimi i ofertës shqiptare mbi turizmin, shqyrtimi i mundësive reciproke për ritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve, prezantimi tek audienca polake e produkteve shqiptare, si verë, vaj ulliri, raki, shegë, lëng shege, bimë medicinale etj., futja e tyre në tregun polak dhe organizimi i takimeve B2B. /Albinfo.ch.





E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













