Kosova
Pompeo përgëzon Thaçin për krijimin e listës së të përfshirëve në akte terroriste
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka përgëzuar vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për krijimin e listës vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do t`i nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës.
Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin emërtimin e Hezbollahut si organizatë terroriste nga autoritetet e Kosovës dhe bëri thirrje që të gjithë t’i bashkohen kësaj iniciative.
“Hezbollahu me mbështetje të Iranit vazhdon të organizojë sulme në Evropë. I ftoj të gjithë t’i bashkohen Kosovës dhe të ndalin këtë grup terrorist për të financuar operacionet e përgjakshme”, thuhet në postim.
Thaçi, ditë më parë tha se deri në krijimin e listës vendore, institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës do ta zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, e cila është rifreskuar më 8 janar 2019.
Siç thuhej në njoftimin e Presidencës, Republika e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë për eliminimin e çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës dhe partnerëve të saj, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit














