Lajme
Porosia e ambasadorëve: Mos i votoni të korruptuarit
Mesazhi i ambasadorit amerikan, Greg Delawie ishte që të mos votohen të korruptuarit, apo ata që janë të akuzuar
Kohë më parë është lansuar iniciativa “#AsUnë” nga koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia ne Veprim”, që votuesit të mos votojnë të korruptuarit, raporton albinfo.ch.
Kjo iniciativë çdo ditë e më shumë po merr përkrahje. I fundit ishte ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.
Mesazhi i ambasadorit amerikan ishte që të mos votohen të korruptuarit, apo ata që janë të akuzuar.
Ditë më parë edhe ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems ka mbështetur iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë “#AsUnë” nuk do të votoja kandidatët e korruptuar.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i është bashkuar kësaj fushate. “Si votoj unë në Britani? Para zgjedhjeve unë mendoj: Filozofia e cilës parti përshtatet me filozofinë time? A i besoj unë premtimeve të tyre apo mendoj që ato janë qesharake? Kur ishin në pozitë, a bënë atë që premtuan që do të bënin? A mendoj që janë të gatshëm të kryejnë punën që kërkohet nga ta? Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












