Integrimi
Portret i punëtorëve të dalluar
Ardiani “i akullt” ngrohë zemrat e konsumatorëve
Në fillim të vitit 1996, kooperativa zvicerane “Migros Wallis”, në Saas-Fee kishte hapur një filial me sipërfaqe prej 550 m². Me këtë ndërmarrje në fshatin e akullt, “Migros”-i i ka bërë për vete konsumatorët besnikë para 15 viteve dhe ky investim u shpërblye nga ta.
Gjatë kësaj, “Migros”-i në Saas-Fee krijoi dymbëdhjetë vende të reja pune. Nga viti në vit, për çdo ditë në Saas Fee vjen një kamion i “Migros”-it dhe në hyrje të fshatit zbrazë mallin e porositur, ndërsa më pas, ai shpërndahet në brendinë e fshatit me elektromobilë. “Migros”-i në Saas-Fee është një rast i posaçëm logjistik.
Për tu përkujdesur për një punë speciale në fshatin e akullt, kjo është duke i shkuar përdore edhe drejtorit kosovar Ardian Mziu, me një ekip prej dymbëdhjetë anëtarëve, me përvojë të gjatë pune, në mesin e të cilëve edhe tre praktikantë të rinj, si dhe një student, i cili angazhohet gjatë fundjavës dhe pushimeve semestrale.
Me trajnimin e fuqisë së re vendore, “Migros”-i dëshiron tu japë një rast të rinjve nga rajoni, për një ngritje profesionale. Që nga një janari i këtij viti, Ardian Mziu është drejtor i ri i filialit të “Migros”-it në Saas-Fee. Mziu është një fëmijë i një migranti kosovar, ndërsa babai i tij punon tashmë mbi 30 vite në Zvicër.
Pasi bashkimi familjar ishte mundësuar, Ardiani me nënën e tij dhe fëmijët e tjerë, erdhi në Zvicër në moshën 11-vjeçare. Ai u rritë në Glis dhe Brig. Në atë kohë, largimin nga vendlindja ai e përjetoi shumë rëndë. Duke përkujtuar një retrospektivë dhe me një krenari të caktuar, ai deklaron:
“Unë u integrova shumë shpejt. Për këtë i falënderohem kujdestarit të atëhershëm të klasës dhe trajnerit të fubollit Christian Heinzen, si dhe mësueses së gjuhës Hildegard Lochmatter, e cila u angazhua aq shumë, sa që e mësova shumë shpejt gjuhën dhe u futa në binarë të duhur”.
Qysh para 13 viteve, pas përfundimit të shkollimit të obligueshëm, Ardian Mziu u pranua si praktikant në “Migros”-in në Brig. Pas përfundimit të trajnimit, ai e shfrytëzoi çdo rast për shkollim të mëtutjeshëm dhe punoi në disa filiale, në funksione të ndryshëm, për herë të fundit si udhëheqës i një reparti ushqimor në “Migros” në Brig.
Prindi i ri i dy fëmijëve të mitur, djali i të cilit ka lindur vetëm para pak ditësh, për një kohë të shkurtër ndjehet shkëlqyeshëm në rrethinën e re.
“Një falënderim i madh i takon ekipit, i cili që nga dita e parë më pranoi dhe më përkrahu pa rezrevë. Edhe konsumatorët vendorë janë shumë të afërt dhe të gjithë më përshëndesin ngrohtësisht. Shpirti fshatar është i gjerë dhe të gjithë kanë një qëllim: Që mysafirët ndërkombëtarë në Saas-Fee të kalojnë një pushim të paharruar dhe të frymëzohen që përsëri të vijnë këtu”, përfundon Ardiani për fletushkën e “Migros”-it, i cili në 15-vjetorin e përvojës së punës të arkëtares Elsmarie Noti, asaj ia dhuron një buqetë lulesh.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë












