Lajme
Portugalia ndalon me ligj SMS-të nga shefat drejt punonjësve pas orarit të punës
Ligji i ri i miratuar në Parlamentin portugez vjen si përgjigje e një ‘shpërthimi’ të fenomenit të ‘punës nga shtëpia’, si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Sipas rregullave të reja, eprorët mund të ndëshkohen me gjoba të majme në rast se i kontaktojnë punonjësit e tyre pas orarit të punës. Kompanive do t’u duhet gjithashtu të nisin të paguajnë për shpenzimet e punës nga shtëpia, si faturat e energjisë elektrike apo edhe internetin.
Por këto amendamente të ligjit portugez të punës kanë kufizimet e tyre: ato nuk do të përfshijnë kompanitë me më pak se 10 punonjës.
Kompanitë tashmë mund të përballen me gjoba të majme nëse e kontaktojnë stafin e tyre jashtë orëve normale të punës.
Eprorët gjithashtu e kanë të ndaluar të monitorojnë të punësuarit e tyre teksa ata punojnë nga shtëpia.
Rregullat e reja janë një lajm i mirë edhe për prindërit e fëmijëve të vegjël. Tashmë, ata kanë të drejtën të punojnë nga shtëpia pa iu dashur ta kërkojnë këtë nga punëdhënësit e tyre, derisa fëmija të bëhet 8 vjeç.
Rregulla për të shmangur vetminë janë parashikuar gjithashtu në këtë ligj, duke i detyruar kompanitë të organizojnë videokonferenca me punëmarrësit të paktën çdo 2 muaj.
Gjatë dy vjetëve të fundit, Portugalia ka treguar një interes të veçantë ndaj të punësuarve nga shtëpia dhe nomadëve digjitalë, duke ndërmarrë iniciativa të shumta për të tërhequr sa më shumë punonjës të tillë për t’u shpërngulur dhe punuar në Portugali.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














