Sport
Portugezët në qiellin e shtatë
Ata kanë thënë se meritë ka edhe Cristiano Ronaldo, që i motivoi në dhomat e zhveshjes
Trajneri dhe futbollistët e Portugalisë ishin shumë të lumtur me triumfin në finalen e Kampionatit Evropian. Portugalia në finale mundi Francën 1:0, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ishte shumë i lumtur. “Jam shumë i lumtur. Para së gjithash dua të them dy gjëra. Falënderoj Zotin, më pas familjen time, nënën time, babanë tim, kudo që të jetë. Shpresoj që të ketë pirë ndonjë birrë. Dhe falënderoj Greqinë”, tha ai për mediat pas ndeshjes.
Ndërsa Cristiano Ronaldon e cilësoi një shembull në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, duke i dhënë kurajë ekipit paçka se kishte dalë nga fusha i dëmtuar në pjesën e parë. “Cristiano ishte shembullor, provoi të qëndronte në fushë, por personaliteti i tij ishte shumë i fortë si në fushë, ashtu në dhomat e zhveshjes. Merituam të fitonim. Kemi një të ardhme të ndritur, por sot duhet të festojmë”, ka thënë Fernando Santos pas fitores së trofeut.
Mbrojtësi portugez, Pepe, është shprehur se ishte një ndeshje shumë e vështirë, sidomos pas lëndimit të Cristiano Ronaldos, por theksoi se fitorja ishte pikërisht për të. “Kishte shumë vuajtje, një ndeshje e tensionuar. Luftuam shumë, duhet të punonim më shumë dhe të ishim më të përulur se kundërshtari, kjo është mënyra e vetme që të fitosh. Dhamë gjithçka në fushë, është mënyra e vetme që të fitojmë. Ne prezantuam Portugalinë, një vend i bukur i emigrantëve dhe ne përfaqësojmë secilin prej tyre, kjo shkon për ata”, është shprehur Pepe.
Ai foli edhe Ronaldon, për të cilin tha se mund ta bënte diferencën në fushë. “Ishte shumë e vështirë që ta humbim njeriun kryesor të skuadrës. Lojtar që mund të shënojë në çdo moment. Ai mund të bënte diferencën, por ne ishim luftëtarë në fushë. Thamë se do ta fitojmë trofeun për të dhe ia dolëm”, ka thënë lojtari i Real Madridit.
Heroi i ndeshjes, Eder, ishte i lumtur me triumfin. “Kjo fitore është rezultati i të gjithë punës që bëmë këtu. Është fantastike. E merituar. Të gjithë jemi të lumtur. Që nga dita e parë e grumbullimit, e ndjeja që Fernando Santos
kishte besim te aftësitë e mia. Kishte besim te unë. Sot ishte e mundur të jepja kontributin tim. Jam shumë i lumtur”, tha ai pas ndeshjes.
Eder zbuloi gjithashtu se Cristiano Ronaldo e kishte parashikuar golin e tij në finale. “Ai më tha se do të isha unë që do të shënoja golin e fitores, ashtu si edhe kolegë të tjerë. Kjo më dha forcë dhe energji. Ky ishte një gol për të cilin kisha punuar shumë dhe që ia kushtoj popullit portugez që e meriton”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029










