Kosova
Postera “Patriot i rrejshëm, terrorist”, shfaqen kundër Radoiçiqit në veri
Bëhet e ditur se zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, të shtunën ka publikuar disa foto nëpër rrugët e veriut, në të cilën janë vendosur postera kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, përcjell albinfo.ch.
“Çfarë mendojnë qytetarët për liderin bandit të Listës Serbe”, ka shkruar Radomiroviq, teksa ka bashkangjitur posterat kundër Radoiçiqit.
Në postera, Radoiçiqi akuzohet, ndër të tjera, si “patriot i rrejshëm” e “terrorist”.
“Kush është Radoiçiqi? Patriot i rrejshëm. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori të drogës. Krimineli që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Terrorist. Thuani JO organizatës terroriste (Listës serbe)”, shkruhet në posterat e vendosur në komunat veriore.
Radoiçiqi kishte marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar. Ai u pati arrestuar nga autoritetet serbe, por më pas u la i lirë. Nuk është më pjesë e Listës serbe.
Autoritetet e Kosovës sekuestruan vilën luksoze të Radoiçiqit në veri.
.



Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












