Shkurt.ch
Pranohet iniciativa kundër “raserëve”
Iniciativa synon që "t`i dëbojë përfundimisht nga rrugët ngasësit e pandërgjegjshëm të makinave dhe t`i çojë ata në burg"
Ka plotësuar kushtet formale për tu proceduar Iniciativa për votim popullor kundër ngasësve të pandërgjegjshëm të makinave. Iniciativa e organizatës së viktimave të rrugës “RoadCross” që mban moton “Mbrojtje nga ngasësit e shpejtë”, ka mundur të grumbullojë mbi 100 mijë nënshkrimet e nevojshme për votim.
“RoadCross” synon që me votimin që do të mbahet, “t`i dëbojë përfundimisht nga rrugët ngasësit e pandërgjegjshëm notorë dhe t`i dërgojë ata në burg. Sipas iniciativës, edhe ata që kapen për herë të parë duke ngarë veturën me shpejtësi mbi të lejuarën, duhet të dënohen me dorëzim të patentshoferit për së paku dy vjet.
Iniciativa është përshëndetur nga deputetët e gjithë spektrit politik të Parlamentit nacional shkruan swissinfo.ch. Ndërkaq kundër iniciativës është shprehur shoqata e komunikacionit rrugor “Strasseschweiz”, e cila tërheq vërejtjen se me këtë iniciativë po kriminalizohet shumica e pjesëmarrësve të motorizuar në komunikacionin rrugor.
Ndërkohë, Qeveria Federale, përmes pakos së masave “Via Sicura” ka përvetësuar tashmë synimin që ka iniciativa dhe i ka propozuar parlamentit dënime më të ashpra si dhe periudha më të gjata të dënimit me marrje të patentshoferit për ngasësit e shpejtë.
Propozimi i qeverisë konsiderohet si kundërpropozim indirekt me rastin e mbajtjes së iniciativës.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











