Shkurt.ch
Pranvera më e ngrohtë që prej se maten temperaturat
Me 31.8 gradë të matura më 9 prill në Locarno, janë thyer të gjitha rekordet e deritashme për këtë stinë
Pranvera e vitit 2011 në Zvicër është, sipas meteorologëve, më e ngrohta qëkur maten temperaturat në Zvicër, që dmth nga viti 1864. Sipas Meteo SF, në shumë regjione të vendit temperaturat gjatë kësaj stine kanë qenë në shumtën rreth tri gradë e gjysmë më të larta se zakonisht.
Me 31.8 gradë celsius të matura më 9 prill në Locarno, janë thyer të gjitha rekordet e deritashme për këtë stinë.
Përveç nxehtësisë, kjo pranverë është dalluar nga të tjerat edhe me thatësinë e saj të jashtëzakonshme. Në Cyrih ka mundësi që kjo pranverë të ketë qenë më e thata me të reshura nga viti 1864. Ndërsa në Bernë vetëm në vitin 1893 ka pasur më pak shira se këtë vit.
Problem në vete për këtë vit paraqet edhe fakti se edhe dimri këtë vit ka qenë po ashtu shumë i thatë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











