Lajme
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër
Sipas vëzhgimeve shkencore, që nga fillimi i viteve 1990, fillimi i pranverës në Zvicër është zhvendosur dukshëm më herët
Pranvera po vjen gjithnjë e më herët në Zvicër, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Meteorologjisë dhe Klimatologjisë, MeteoSwiss.
Këtë vit, lajthitë kanë filluar të lulëzojnë rreth dy javë më herët se zakonisht, duke shënuar një tjetër tregues të ndryshimeve klimatike, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Pemët e para të lajthisë kanë lulëzuar që më 7 shkurt, ndërsa në shumë zona tashmë kanë filluar të shfaqen edhe lulet e para pranverore.
Në skajet e pyjeve po rritet hudhra e egër dhe disa pemë kanë nisur të nxjerrin gjethet e para.
Megjithëse sipas kalendarit pranvera fillon më 20 mars, shenjat e saj në natyrë po shfaqen gjithnjë e më herët. Sipas vëzhgimeve shkencore, që nga fillimi i viteve 1990, fillimi i pranverës në Zvicër është zhvendosur dukshëm më herët.
Rekordi për fillimin më të hershëm të pranverës është regjistruar në vitin 2024, kur bimësia filloi më shumë se dhjetë ditë më herët se mesatarja afatgjatë.
Shkencëtarët thonë se ky fenomen lidhet kryesisht me rritjen e temperaturave dhe ndryshimet klimatike. Fillimi më i hershëm i pranverës ndikon jo vetëm në bimësi, por edhe në jetën e përditshme të njerëzve, veçanërisht te personat që vuajnë nga alergjitë ndaj polenit, pasi sezoni i alergjive mund të fillojë më herët dhe të zgjasë më shumë.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone














