Kosova

Prattipati dhe Kurti lansojnë pullën postare në shënim të 250-vjetorit të Amerikës

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, bashkë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, kanë lëshuar një pullë në nderim të 250-vjetorit të Amerikës, një nga të parat në botë.

“Ju e keni shndërruar një copë letër të thjeshtë në një simbol të qëndrueshëm të miqësisë së thellë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës… Çdo letër që e mbart atë do të ndajë historinë tonë të qëndrueshme të lirisë dhe miqësisë”, tha Prattipati, transmeton albinfo.ch.