Lajme
Preshevë:Protestë kundër diskriminimit
Në qytetin e Preshevës të mërkurën u organizua marshi gjithë popullor me moton “Stop diskriminimit” ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Organizatorë të protestës ishte i gjithë spektri politik shqiptar në bashkëpunim më Organizatën e veteranëve te luftës dhe Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, raportojnë mediet në Preshevë.
“Duam punë”, “Duam hapjen e kufirit”, “Stop xhandarmerisë serbe, “Zhvillim jo diskriminim” ishin sloganet që përcollën këtë protestë, deri sa ato që kishin përgatitur nga aktivistët e Këshillit për të drejtat e njeriut dhe Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut-e quanin ministrin e Pushtetit lokal serb, Milan Markovic si njeri të rrezikshëm “.Warning Markovic is Here”.
Pankartat u vendosën në Zyrat e Trupit Koordinues në Preshevë.
Një protestë e tillë mbahet për herë të dytë nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ndërkaq protesta e parë ishte organizuar më 13 shtator, në qytetin e Bujanocit, me moton “2001-2011, BOLL MO”.
Për të protestuar në Luginë të Preshevës ishte marrë vendimi nga seanca e Këshilltarëve Shqiptarë e tre Kuvendeve të Luginës së Preshevës më 3 shtatorë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











