Zhvillim
Presidenti i ri i Kosovës Thaçi nuk gëzon imunitet
Por David Schwendiman nuk dëshiron t’i komentojë hetimet për krime lufte që po zhvillohen ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk gëzon imunitet ndaj hetimeve për krime të luftës. Kështu thotë David Schwendiman, prokurori special për krime të luftës të shqiptarëve të Kosovës të bëra gjatë Luftës në Kosovës (1999 – 2000), përcjell albinfo.ch. Thaçi ishte drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nuk ka imunitet për ata që do të kenë shkelur të drejtën humanitare ndërkombëtare, thekson juristi nga SHBA pa dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen. Aktakuzat e para mund të ngriten në shtator.
Dyshimi për trafikim me organe
Gjykata Speciale e Kosovës do të duhej ndër të tjera të merrej edhe me hetimin e tregtimit me organe për të cilën gjë dyshohet „Grupi i Drenicës“, drejtues i të cilit ishte Thaçi. Në Raportin e hartuar nga hetuesi special i Këshillit të Evropës, zvicerani, Dick Marty, Thaçi nuk akuzohet drejtpërdrejt për tregtim me organe, por disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë po.
Mediet kosovare kanë bërë një llogaritje sipas së cilës që nga mesi i janarit 1990 e deri në maj 2008 mëse 67 shefa shtetesh dhe qeverish, prej të cilëve pothuajse gjysma nga Amerika Jugore, kurse dhjetë prej tyre edhe nga Evropa janë akuzuar. Presidenti kosovar në bazë të Kushtetutës gëzon vetëm imunitet në ushtrimin e funksionit të tij, sqarojnë juristët në Prishtinë.
Në rrethet opozitare spekulohej se Thaçi duke u zgjedhur president po krijon imunitet ndaj akuzave të Gjykatës Speciale. Ministri i deritashëm i Punëve të Jashtme do ta marrë postin e tij të presidentit më 7 prill.
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











