Lajme
Presidenti i Shqipërisë priti fituesen e çmimit “TechWomen100” në Britani
Një histori suksesi: Arta Cika është vlerësuar me çmimin “TechWoman” në Mbretërinë e Bashkuar
Muaj më parë është bërë e ditur se inxhinierja Arta Cika është vlerësuar me çmimin “TechWoman” në Mbretërinë e Bashkuar. Me rastin e marrjes së çmimit, të cilin ia ka kushtuar Shqipërisë, ajo ka bërë një dedikim prekës për të prekurit nga tërmeti, shkruan albino.ch.
Vlen të theksohet se Arta Cika ka marrë dy diploma Master Shkencor në degën Inxhinieri Informacioni dhe Inxhinieri Kompjuterike nga “Universiteti Politeknik i Torinos” dhe “Telecom ParisTech” në 2015-ën dhe është fituese e bursës IRCN nga Universiteti i Tokios.

Nga ana tjetër, në vitin 2019 ajo u përzgjodh për të marrë pjesë në Shkollën Verore të Sistemeve Komplekse (CSSS) në Institutin “Santa Fe”, SHBA, shkruan albinfo.ch.
Si kandidate PhD në Departamentin e shkencës së inxhinierisë në Universitetin e Oksfordit, Arta është anëtare e Komitetit në shoqatën e grave në fushën e inxhinierisë në Universitetin e Oksfordit dhe pjesë e programit “RisingWISE” (Gratë në Shkencë dhe Inxhinieri). Ka një rol drejtues në “Women in Engineering Society” në Universitetin e Oksfordit.

Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në Presidencë talenten shqiptare, Arta Cikën, e cila ka fituar çmimin e madh në Britaninë e Madhe.
Këtë e ka bërë të ditur Meta përmes një postimi në llogarinë në Facebook.
“I lumtur të takoja Arta Cikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ia ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para”, ka shkruar presidenti Meta.
“Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur”, ka shkruar presidenti Meta.

E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













