Maqedonia
Presidenti Pendarovski reagon pas opinionit të Komisionit të Venecias
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka mbrojtur Ligjin për përdorimin e gjuhëve
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka mbrojtur Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për të cilin raporti i Komisionit të Venecias kishte vërejtje të shumta.
Por, ai nënvizoi vështirësitë që mund të rezultojnë në zbatimin e tij në praktikë, sidomos në gjyqësor, e kjo ishte dhe një nga vërejtjet kryesore të Komisionit të Venecias.
“Juristët e lartë evropianë me të drejtë thonë se shteti ynë në këtë moment nuk ka kapacitet dhe resurse që t’i zbatojë këto standarde në proceset gjyqësore dhe drejtuese. Me fjalë të tjera, çfarë fitohet nga ligji nëse dispozitat e tij mbeten vetëm në letër”, ka deklaruar Pendarovski. Ai kritikoi edhe zhvillimet në gjyqësor, duke kërkuar përgjegjësi për secilin që me pagë shtetërore ka arritur të bëhet milioner, raporton TCH.
“Jemi shtet i pavarur prej gati tri dekadash, por ende asnjë politikan i lartë apo afarist i pasuruar brenda një nate nuk ka përfunduar prapa hekurave, në një kohë kur aty duhej të përfundonin më shumë se një. Perceptimi te qytetarët është se vetëm përgjegjësia rëndon vetëm mbi të varfërit dhe njerëzit që nuk kanë lidhje me pushtetin”, theksoi presidenti maqedonas, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











