Shqipëria
Presidenti ukrainas falënderon Shqipërinë për qëndrimin kundër Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për qëndrimin ndaj agresionit rus në Ukrainë, për mbështetjen e mbrojtjes dhe atë politike teksa ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos.
“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe atë politike. Përfaqësues të Shqipërisë morën pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë”, ka shkruar Zelensky.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë se gjatë bisedës me Ramën kanë diskutuar për zgjerimin e programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me Shqipërinë, transmeton albinfo.ch.
“Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë me karakter mbrojtës. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, më 30 dhjetor Zelensky ka ndarë dekret shtetëror për Ramën duke i dhënë vlerësimin e klasit më të lartë. Rama është vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











