Kosova
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takohet me Donald Trump në New York
Takim i gjatë mes presidentes Osmani dhe presidentit Trump
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë momente nga takimi i saj me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkruan albinfo.ch.
Presidentja Osmani shprehet se takimi me Presidentin Trump u shndërrua në bisedë të gjatë e përmbajtësore
Ajo theksoi se megjithëse takimi ishte planifikuar si protokollar, ai u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe të thellë mbi rolin e SHBA-së në Kosovë dhe rajon.
“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe,” u shpreh Osmani.
Presidentja shtoi se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet themeli i pathyeshëm i shtetit të Kosovës.
“Ne do të jemi gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse aty rreh zemra e lirisë sonë,” tha ajo./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë Studiuesit përdorin tumorin e pacientit për të trajnuar sistemin imunitar, duke hapur rrugë të reja në... -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër?












