Kosova
Presidentja e Kosovës në Austri, diskuton të ardhmen euroatlantike të vendit në Forumin Evropian Alpbach
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Austri, ku ka marrë pjesë edhe këtë vit në Forumin Evropian Alpbach dhe ka zhvilluar një diskutim të rëndësishëm me të rinj dhe të reja nga mbarë bota.
Osmani në këtë ngjarje ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave demokratike, si dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka shprehur kënaqësinë për ftesën që i është bërë edhe sivjet nga Forumi Evropian Alpbach, duke e cilësuar diskutimin me të rinjtë si një mundësi të vlefshme për të ndarë mendime dhe ide mbi sfidat dhe mundësitë që përballen Kosova dhe Evropa, transmeton albinfo.ch.
“Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














