Kosova
Presidentja e Kosovës për çështjen e dinarit, përsërit thirrjen për bashkëpunim me aleatët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan te shtatorja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, i ka përsëritur thirrjet drejtuar të gjitha institucioneve në vend për bashkëpunim me aleatët qoftë edhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila parasheh që valutë e vetme e pagesave në Kosovë të jetë Euro.
Sa u përket kritikave të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ajo ka deklaruar se aleatët nuk po kërkojnë që të mbahet dinari, por të bëhet një plan zbatimi për çfarë kërkoi nga institucionet të bashkëpunojnë sa më shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sikurse edhe çdoherë tjetër bashkëpunimi me aleatët tanë asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugë të gabuar. Kështu, si presidente e vendit vazhdimisht inkurajoj të gjitha institucionet që bashkëpunimin ta kenë në maksimum, sepse sa herë veprojmë të bashkuar jemi shumë më të fortë dhe të njëjtën gjë e kërkoj edhe tani. Jam e bindur që jemi në rrugë të drejtë që shumë shpejt ky plan tranzicioni të arrihet me pajtimin e të gjithëve dhe të jemi efektiv në tërësi, por bashkë edhe me aleatët tanë në zbatimin e plotë të Kushtetutës sonë në çdo cep të vendit”, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch.
Në anën tjetër, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se lidhjet e forta dhe përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës, ekziston që nga presidenti Clinton, Bush, Obama, Biden dhe presidenti Trump teksa u shpreh se SHBA-ja ka lidhje të fortë me shtetin e Kosovës.
“Jam krenar që bashkohem me homologët e mi anembanë botës dhe i bëj homazhe detyrës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të njoh lidhjen e fortë të SHBA-së me popullin e Kosovës siç mishërohet kaq qartë nga kjo statujë e presidentit Clinton”, ka thënë ndër të tjera ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit













