Lajme
Presidentja Jahjaga, thotë se është kundër ndarjes së territoreve
Presidentja Atifete Jahjaga në një ligjëratë të mbajtur në Kolegjin Dartmouth në SHBA, ka deklaruar se është kundër çdo ndarje territoresh.
“Jam fuqimisht kundër ndarjeve në vija etnike, kundër copëtimit të territoreve, kundër shkëmbimit të territoreve dhe të popullsisë dhe kundër ndërrimit të strukturës etnike të territorit”, ka thënë ajo.
Sipas saj, të gjithë popujt dhe vendet e rajonit po shkojnë drejt integrimeve euroatlantike dhe nuk ka nevojë të copëzohen më tepër.
Duke folur për veriun e Kosovës, Jahjaga ka thënë se zbatimi i Planit të Ahtisaarit për këtë pjesë mbetët zgjidhja e vetme.
Ai ka deklaruar se për të është e nevojshme, përkrahjen nga komuniteti ndërkombëtar.
Presidentja e Kosovës, ka theksuar se Kosova dëshiron të jetë anëtar i Bashkimit Evropian si çdo vend tjetër.
“Pas pranimit të fusnotës neve na është hapur perspektiva e rrugës së rregullt për anëtarësim në BE, kemi hyrë në procesin e liberalizimit të vizave, në përcaktimin e fizibilitetit për stabilizim asociim dhe në marrëdhëniet kontraktuale ekonomike”, ka thënë Presidentja .
Jahjaga me këtë rast i ndau Dr. Jim Strickler medaljen humanitare “Nëna Tereze”, për kontributin e tij në fushën e humanizmit për kontributin e tij dhënë për Kosovën.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











