Kosova
Presidentja Osmani: Forca tona të gatshme ta mbrojnë Kosovën në çdo cep të saj
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se trupat e FSK-së dhe Polica e Kosovës që parakalojnë sot në shesh, janë forca të paqes dhe në mbrojtje të paqes, por do të jenë gjithmonë në mbrojtje të Kosovës në çdo cep të saj, përcjell albinfo.ch.
Ajo gjatë fjalimit të saj para parakalimit të FSK-së e Policisë së Kosovës në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ka përmendur sakrificën, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari.
Ajo ka thënë se guximi i UÇK-së është histori e heroizmit që do të tregohet brez pas brezi.
“Sakrifica e tyre ishte e pafundme, shpirti i tyre i pathyeshëm. U detyrohemi atyre me mirënjohje që nuk mund të shlyhet kurrë, por duhet kujtuar përgjithmonë. Ata vazhduan rrugën e nisur më herët nga rezistenca paqësore e prirë nga presidenti historik doktor Ibrahim Rugova, pasuar nga lufta e armatosur e UÇK-së me në krye me komandantin legjendar Adem Jashari e gjithë familjen Jashari”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se ky udhëtim drejt lirisë u mbështet nga aleatët ndërkombëtarë të prirë nga SHBA-ja.
“Kosova është e pavarur, trashëgimi e përjetshme e heronjve e martirëve tanë, e mëshiruar më së miri në trimat e trimëreshat që sot parakalojnë në paradën e FSK-së dhe Policisë së Kosovës të cilët janë betuar të mbrojnë atdheun. Këto forca që parakalojnë janë forca të paqes, në mbrojtje të paqes, por do të jenë sot e përjetë në mbrojtje të lirisë të fituar me gjak, sot e përjetë dhe me çdo kusht e çdo çmim në mbrojtje të Kosovës në çdo cep të saj”, ka thënë Osmani.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













