Kosova
Presidentja Osmani nderohet me “Çmimin për Qytetari Globale”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me “Çmimin për Qytetari Globale” nga Drake University në Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), përcjell albinfo.ch.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pasur një bashkëbisedim përmbajtjesor me profesorë e studentë në Drake University për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballet vendi.

Ajo ka theksuar se bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas.
“Në Drake University, kisha një bashkëbisedim përmbajtjesor me profesorë e studentë, për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballemi sot.
Falënderoj Universitetin që më nderoi me ndarjen e Çmimit për Qytetari Globale. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas”, ka shkruar Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel













