Shkurt.ch
Presidentja Rey vizitën e parë e bën te kancelarja Merkel
Presidentja e Zvicrës, Calmy Rey do të përpiqet të fitojë mirëkuptimin e Gjermanisë për pozicionet zvicerane
Vizitën e saj të parë në cilësinë e presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy Rey e zhvillon sot në Gjermani.
Përpjekjet e presidentes në takimin me kancelaren Merkel kësaj here do të përqendrohen kryesisht në sigurimin e mirëkuptimit të Gjermanisë për pozicionin e Zvicrës.
Çështja e tatimeve do të jetë në kreun e listës së problemeve që pritet të diskutohen. Zvicra kërkon një qasje më të mirë për bankat e saj në tregun gjerman.
Qëndrimi i Zvicrës ndaj Bashkimit Evropian është tema tjetër me peshë e vizitës. Gjermania ka shfaqur mirëkuptim për rrugën bilaterale të zgjedhur nga Zvicra por kërkon që kjo të realizohet në mënyrë më efikase.
Euroja, çështjet e trafikut dhe dumpingu i pagave janë disa nga temat tjera që do të kenë në tavolinë dy shefet e dy shteteve fqinje në takimin e sotëm, shkruan drs.ch.
Zvicra e ka bërë të qartë kërkesën drejtuar punëtorëve që vijnë nga Gjermania që të respektojnë pagën minimale në tregun e punës në Zvicër.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime












