Lajme
Presidentja zvicerane takon Macron në Paris, diskutojnë për Evropën, sigurinë dhe tensionet tregtare me SHBA-në
Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin francez Emmanuel Macron të martën në Pallatin Élysée, me theks në bashkëpunimin evropian, sfidat gjeopolitike dhe politikën doganore të Shteteve të Bashkuara. Blerja e avionëve luftarakë F-35 nuk ishte pjesë e axhendës, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Takimi dypalësh u mbajt në një moment kyç për Evropën, ku u diskutuan lufta në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme dhe Irani, si dhe nevoja për qëndrueshmëri dhe konkurrueshmëri në kontinent. Presidentja zvicerane rikonfirmoi gatishmërinë e Zvicrës për të ndërmjetësuar në negociata paqësore, duke përmendur Gjenevën si vend potencial për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë. Macron e përshëndeti këtë ofertë, duke shprehur mbështetjen e tij për përpjekjet diplomatike të Zvicrës.
Në qendër të bisedimeve ishte gjithashtu çështja e tarifave doganore amerikane, ku Keller-Sutter informoi homologun francez për synimin e Zvicrës për të eliminuar përhershëm tarifat shtesë reciproke dhe për të arritur një marrëveshje me SHBA-të, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë që BE-ja negocion si një bllok përmes Komisionit Evropian, Macron u zotua se do të ndihmonte për të shmangur penalizimin e Zvicrës nga ndonjë reagim i mundshëm tregtar i BE-së. Të njëjtat garanci, sipas Keller-Sutter, i janë dhënë më parë nga Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa, krerët e institucioneve kryesore evropiane.
Ndërsa Franca kishte shprehur më herët pakënaqësi për mospërzgjedhjen e avionëve Rafale, Keller-Sutter theksoi se çështja e avionëve luftarakë nuk u diskutua gjatë takimit. “Franca e di që vendimi është marrë,” tha ajo, duke iu referuar vendimit të Këshillit Federal në vitin 2021 për të blerë 36 avionë F-35A amerikanë për rreth gjashtë miliardë franga.
Sidoqoftë, tensionet rreth këtij transaksioni vazhdojnë. Javën e kaluar u bë e ditur se Zvicra dhe SHBA-të ende nuk kanë rënë dakord për çmimin përfundimtar të blerjes. Sipas raporteve, SHBA kërkon një pagesë shtesë deri në 1.3 miliardë dollarë, duke përmendur një “keqkuptim” të mëparshëm, ndërsa pala zvicerane qëndron në çmimin fiks të negociuar më parë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













